Hertica: Qytetarët u harruan krejtësisht

  • 23 January 2018 - 18:55
Hertica: Qytetarët u harruan krejtësisht

Analisti politik Ali Hertica thotë se, për fat të keq, duhet të konstaton me keqardhje që shteti i Kosovës dhe shoqëria janë të rrethuar me mjeshtërinë më të madhe nga politikanë hipokritë të lidhur me rrjetet e hajnisë dhe duke harruar tërësisht interesin publik, zotimin e tyre për interesin e qytetarin në qeverisjen e vendit."Kemi harruar se sa fort këto identitete dhe ideologjia që bartin po na e copëtojnë jetën, që tenton të na trullos keq. Qenia njerëzore është shumë e komplikuar dhe e ngarkuar në këtë epokë të këtyre matrapazëve politikë që të mund të definohet vetëm sipas perceptimeve pa dhënë kurrfarë përgjegjësie për punën e tyre ndaj askujt. Kjo bën që të gjitha subjektet politike thuajse janë të shndërruar në të ashtuquajtura korporata të grupeve kriminale dhe duket se vetëm janë duke bërë gara mes tyre se kush është më i zhdërvjellët dhe më i fuqishëm që të zhvatë më shumë dhe pa u penguar nga askush", u shpreh ai për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)