Pas skandaleve me yllin e pornos, Melania anulon udhëtimin me Trump

  • 23 January 2018 - 19:14
Pas skandaleve me yllin e pornos, Melania anulon udhëtimin me Trump

Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump nuk do ti bashkohet bashkëshortit për udhëtimin drejt alpeve zvicerane për mbledhjen vjetore në Davos, vetëm disa ditë pas lajmeve mes një lidhje të dyshuar të presidentit me një pornostare.

Thuhet se ajo do i bashkohej presidentit me grupin e sekretarëve të kabinetit për mbledhjen vjetore të miliarderëve, industrialistëve dhe investitorëve.

“U përcaktua se kishte shumë plane dhe çështje tjera, prandaj zonja Trump nuk do udhëtojë për në Davos”,  tha zëdhënësja e saj, Sephanie Grisham për Dailymail.

Lami erdhi pikërisht pasi dyshimeve se Trump kishte një lidhje me pornostaren Stormy Danieles në vitin 2006.

Wall Street Journal ka raportuar se avokati i presidentit organizoi një pagesë prej 130 mijë dollarë para zgjedhjeve në një marrëveshje që e ndalon të flasë për marrëdhënien seksuale. Thuhet se në kohën kur Trump ka kaluar një natë me pornostaren, Melania ishte shtatzënë me djalin e saj, Barron.

(Kosova Sot)