Haziri: Politika aktuale nuk është aspak premtuese

  • 23 January 2018 - 19:30
Haziri: Politika aktuale nuk është aspak premtuese

Analisti Arsim Haziri tha për "Kosova Sot", se politika aktuale nuk është aspak premtuese. Sipas tij, asnjëherë nuk ka pasur gatishmëri për komisionet parlamentare, ku do të mund të hetohej krimi dhe veprimtaritë e tjera të paligjshme. "Shteti i Kosovës është brenda nën udhëheqjen kriminale, një udhëheqje e tillë aspak s'mund të jetë premtim për ndryshime që do të ishin në funksion të bërjes së shtetit dhe dinjitetit qytetar. Sidomos kjo logjikë së tepërmi është theksuar nga qeverisja 'Thaçi', 'Mustafa' dhe tash ky trinomi politik që janë destinuar edhe t'i degradojnë raportet me fuqitë e mëdha",tha analisti Haziri. 

(Kosova Sot)