Has, një person humb jetën në minierë

  • 04 August 2015 - 15:52
Has, një person humb jetën në minierë

Një person ka humbur jetën në minierën e Vlahenit në Has. 56 vjeçari Magjen Aliaj, me pozicion teknik në minierën e kromit ka rrëshqitur dhe ka rënë nga një lartësi, pak pas mesditës së sotme. Aliaj ishte duke punuar në një tunel në galeri, në momentin që ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë, transmeton noa. Pavarësisht çdo ndihme të dhënë 56 vjeçari ka ndërruar jetë. Lidhur me këtë ngjarje efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.