Mediat serbe: Ky ishte plani i personit që vrau Ivanoviqin (FOTO)

  • 24 January 2018 - 10:37
Mediat serbe: Ky ishte plani i personit që vrau Ivanoviqin (FOTO)

Raportimi për vrasjen e kryetarit të SDP-së, nga Mitrovica e veriut, Oliver Ivanoviq, po vazhdon edhe më tej të jetë në qendër të vëmendjes në mediat serbe.

E përditshmja “Kurir” në ballinën e sotme ka të vendosur një fotografi të Ivanoviqit dhe veturës nga e cila u vra ai.

Sipas këtij shkrimi thuhet se vrasësi kishte kohë që përcillte Ivanoviqin për një javë rresht.

“Vrasësi i njihte zakonet dhe vendi ku ai u vra nuk është e rastit. Ai e dinte  çdo veprim të tij. Rreth një javë vetura sillej rreth selisë së partisë së Ivanoviqit”, thuhet në këtë shkrim.

“Kurir”, shkruan më tej se  vrasësi e kishte zgjedhur me kujdes momentin e likuidimit.

Ndryshe, Ivanoviq u vra më 16 janar me gjashtë plumba në afërsi të zyrës së tij në Mitrovicën veriore. Vdekja e tij ngjalli reagime nga zyrtarë të lartë shtetërorë të Kosovës, Serbisë dhe të komunitetit ndërkombëtar.

Image

 

(Kosova Sot)