Limuzina speciale e Vladimir Putinit kapet gjatë testimit (FOTO)

  • 24 January 2018 - 11:46
Limuzina speciale e Vladimir Putinit kapet gjatë testimit (FOTO)

Është parashikuar për në maj debutimi i makinës së re presidenciale të Vladimir Putinit.

Automjeti është i gatshëm të hyjë në garazhin e Kremlinit si limuzinë zyrtare e parë e Rusisë.

Për momentin janë vetëm disa prototipe që janë fotografuar në fazën e testimit. Vërehet një karroceri që të kujton në pamje të parë një Bentley apo një Rolls Royce.

Por aspekti më i rëndësishëm është se pas shumë vitesh me makinën e blinduar gjermane “Mercedes Classe S”, personi më i fuqishëm në Rusi, do të udhëtojë me “Made in Russia”.

Automjeti është fryt i projektit “Kortezh” që parashikon krijimin e një platforme për automjetet në lartësi të lartë.

Image
Image

 

(Kosova Sot)