Burjani: Politika blen kohë

  • 24 January 2018 - 12:37
Burjani: Politika blen kohë

Mendim të ngjashëm ndan edhe Blerim Burjani. Analisti e kritikon ashpër këtë pingpong politik. "Qeveria aktuale s'ka asnjë sugjerim nga Kuvendi çfarë të bëjë? Sikur Qeveria të kishte një mandat të ri të ndryshojë Ligjin për Specialen, atëherë kishte pasur ndonjë kuptim që i është kthyer Qeverisë, por ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve mund t'i bëjë edhe Kuvendi, pra deputetët. Sidoqoftë, kjo është blerje kohe, taktizim politik , dhënie përparësi diplomacisë, arritjen e marrëveshjeve dhe kompromiseve politike nga grupet parlamentare", u shpreh ai. "Situata është e tensionuar, ekziston një shqetësim i madhe ndërkombëtar dhe kjo mund të prish balancën e raporteve në disa dimensione, prandaj në këto momente kërkohet fleksibilitet politik, kompromis politik", tha Burjani për "Kosova Sot". Sipas tij, Qeveria ka dy rrugë tani, të japë mendim të vetin ose të amendamentojë dhe të dërgojë në Kuvend nismën. Burjani nuk e përjashton rrëzimin e Qeverisë në këtë rast.

(Kosova Sot)