Kelmendi: Serbia ka shtuar shantazhe me këto dosje ndaj liderëve kosovarë

  • 24 January 2018 - 12:40
Kelmendi: Serbia ka shtuar shantazhe me këto dosje ndaj liderëve kosovarë

Analisti i fushës së integrimeve evropiane, Jeton Kelmendi, për gazetën "Kosova Sot", tha se Serbia ka shtuar shantazhe me këto dosje ndaj liderëve kosovarë dhe në vazhdimësi ka përfituar nga bisedimet me Kosovën. "Mendoj se për integrimin e Serbisë aq shumë afër BE-së më meritori është Hashim Thaçi. Duke qenë se ky njeri kishte dosje të mëdha dhe se i njëjti po shkon se po shkon në Gjykatën Speciale, ai i shërbeu Serbisë në këto negociata, qofshin teknike apo politike, njëherë si kryeministër e tash edhe si president i vendit, dhe po e integron Serbinë në BE", vlerë- soi ai."Në këto takime serboshqiptare sigurisht se Serbia është përfituese e vetme, pasi që Kosova nuk po përfiton asgjë veç stagnimit dhe mbetjes në atë pozicion ku është", ka thënë Kelmendi. 

(Kosova Sot)