Bavaria, për refugjatët nga Ballkani, më së shumti 6 javë strehim

  • 04 August 2015 - 18:40
Bavaria, për refugjatët nga Ballkani, më së shumti 6 javë strehim

Landi i Bavarisë në Gjermani planifikon që azilkërkuesit e refuzuar (me vendim negativ) t`i strehojë në dy qendra të veçanta pranimi dhe kthimi.

Sipas fazës së procedurës së paraparë, këta azilkërkues të cilësuar si “ekonomikë”, do të kthehen prej nga kanë ardhur, më së voni pas gjashtë javësh, njofton agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Në qendrën në fjalë do të zhvillohet e gjithë procedura, nga paraqitja e kërkesës për azil deri te vendimi për kthim, transmeton albinfo.ch.

Këtë synim e ka përmendur ministri i brendshëm i këtij landi Joachim Herrmann.

Me planet e Bavarisë është pajtuar edhe qeveria qendrore e Gjermanisë, thonë përgjegjësit, pasi që refugjatët që vijnë nga Evropa Juglindore nuk kanë bazë për të fituar azilin.

Por, duke e ditur se nuk kanë shanse të fitojnë azilin, refugjatët, sidomos ata të ardhur nga Shqipëria shpresojnë për “paratë e xhepit” prej 140 eurosh në muaj për person, shkruajnë mediet gjermane.