'Nuk kam shpifur, do të akuzohen Thaçi, Vesli e Syla'

  • 04 August 2015 - 18:45
'Nuk kam shpifur, do të akuzohen Thaçi, Vesli e Syla'

Milaim Zeka, gazetar dhe analist politik, ka thënë se listën me emrat e personave që do të akuzohen nga Gjykata Speciale e ka parë personalisht dhe nuk ka shpifur asgjë.

Ai në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës ka rikonfirmuar emrat që i ka publikuar dje nëpër mediat sociale, përkatësisht ise sh zyrtarët e lartë të UÇK-së që do të akuzohen nga Gjykata Speciale.

“Nuk kam dashur ta dëmtojë procesin i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës. Lajmi se kush do të akuzohet në Hagë është i dhimbshëm. Unë e kam pa listën dhe aty ndodhet: Hashim Thaçi, Azem Syla, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Agim Çeku, Bislim Zyrapi, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj, Lahi Brahimaj, Blerim Kuqi dhe Fatmir Limaj. Është edhe Ajvaz Berisha, profesor i Universitetit të Prishtinës dhe Iljaz Dërguti”, ka thënë Milaim Zeka, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë më tutje se këto nuk janë trillime dhe këtë informacion ia ka dhënë një burim ndërkombëtar shumë i besueshëm