Arratisen nga spitali të dyshuarit e incidentit të përgjakshëm në Ferizaj

  • 04 August 2015 - 19:16
Arratisen nga spitali të dyshuarit e incidentit të përgjakshëm në Ferizaj

Dy nga të dyshuarit për sulmin ndaj policëve në Spitalin e Ferizajt janë arratisur pak minuta pas ngjarjes.

Pas skandalit ku eprori i policisë plagosi tre persona në fshatin Prelez të Ferizaj dhe incidentit të ndërlidhur ku familjarët e të lënduarve sulmuan policinë, policia është duke u përballur me një problem të radhës.

Bëhet e ditur se dy nga të dyshuarit për sulmin ndaj policëve në Spitalin e Ferizajt janë arratisur pak minuta pas ngjarjes.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës thanë për KALLXO.com se dy nga të dyshuarit kanë arritur të ikin nga duart e policisë.

“Gjatë intervenimit për t’i vënë nën kontroll të dyshuarit në Spitalin e Ferizajt njëri nga ta është arratisur”, ka thënë Majori Basri Shabani, zëvendëskomandant i Stacionit Policor në Ferizaj.