Nëna e tradhtuar

  • 04 August 2015 - 19:28
Nëna e tradhtuar

Viktimë e dhunës, përbuzjes, abuzimit të burrit

 “Burri e solli në shtëpi atë gruan tjetër e unë për hatër të fëmijëve kisha vendosur që të rrija edhe si e dyta në atë shtëpi, por ai e ndryshoi tërësisht qasjen ndaj meje kësaj here”, rrëfen A. D. historinë e saj trishtuese

Bukuria e saj të tërhiqte çuditshëm, pavarësisht moshës që kishte. Dukej ndryshe nga të gjitha gratë e tjera. Sytë e qeshur ngjyrë jeshile, flokët e zezë të derdhur mbi supe për një çast na  bënë të harrojmë motivin e vizitës. Të paktën dikush do të mendonte se ndoshta ajo gjendej gabimisht atje, ose me siguri edhe pak ditë i kishin mbetur për të lënë pas atë jetë dhe për të nisur një kapitull të ri krejt ndryshe nga ai të cilin po jetonte. Por, nuk ishte ashtu, ishte pikërisht e kundërta pasi që A. D. ishte vetëm një bashkëvuajtëse e zakonshme mes shumë të tjerave që gjenden në njërën nga qendrat e strehimit. 35-vjeçarja vendosi të na tregonte me lot në sy gjithë jetën e saj. Ndonëse, kur i duhet të flasë për të kaluarën, ajo thyhet shpejt dhe lotët e tradhtojnë. “U martova në moshën 20-vjeçare me një djalë të cilin e zgjodha vetë dhe u vendosëm bashkë në familjen e prindërve të tij dhe në fillim çdo gjë shkonte në rregull. Prindërit e tij më donin dhe unë i respektoja e po ashtu edhe vëllai i burrit”, ka thënë ajo. Pas 2 vjetësh martesë, pikërisht në moshën 22-vjeçare, ajo kishte sjellë një gëzim në familje për të cilin na tregon. “Pas dy vjetësh ne u bëmë me fëmijë. Linda dy fëmijë një vajzë dhe një djalë dhe kështu u gëzuan shumë edhe prindërit e burrit dhe më respektonin edhe më shumë, e në këtë mënyrë pasi që fëmijët i mbushën nga 3 vjeç ne dolëm në shtëpinë tonë, sepse kështu dëshironin edhe prindërit e burrit tim që të kemi pakëz privatësi dhe ne pranuam”, është shprehur A. D. Sipas saj, pas daljes në atë shtëpi gjërat në fillim kishin shkuar në rregull, mirëpo sikur të gjithë që kemi përshtypjen se çdo gjë e re që fillon mirë do të shkojë në atë mënyre edhe ajo kishte atë përshtypje, por ata që na mashtrojnë çdoherë janë sytë, pasi që gjërat nuk janë ashtu siç duken në shikim të parë. (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)