Arrestohet sepse ndiqte vejushën nga Italia

  • 04 August 2015 - 19:35
Arrestohet sepse ndiqte vejushën nga Italia

Policia e Durrësit ka arrestuar 46-vjeçarin me inicialet A.GJ, pasi prej disa ditësh ai përndiqte një grua të ve, që kishte ardhur në Shqipëri për pushime.

66-vjecarja Griselda Blanko që prej vitesh jeton në Itali, është ndjerë e përndjekur për rreth 10 ditë, pasi sipas saj 46-vjecari e kishte fiksim.

Ajo ju drejtua policisë së Durrësit, e cila më pas kreu arrestimin e tij.

Nga verifikimet e të dhënave rezultoi se A.GJ ishte akuzuar edhe më parë për të njëjtën vepër, transmeton Lapsi.al.