14 vjeçarja: ISIS qëlloi nënën time shtatzënë para syve të mi (Foto)

  • 04 August 2015 - 19:37
14 vjeçarja: ISIS qëlloi nënën time shtatzënë para syve të mi (Foto)

‘’Unë përjetova në jetën time dicka shumë të tmerrshme kur ISIS, qëlluan nënën time në stomak e cila ishte shtatzëne në muajin e tetë’’.

Kështu tha një vazjë 14 vjece Yazidi, e cila u trondit aq shumë nga tmerret që ajo kishte kaluar.

Kjo kishte ndodhur në ditët kur me 3 gusht të vitit të kaluar militantët e ISIS, kishin sulmuar fshatin Sinjar e për ta bastisur të tërin.

Në këtë fshat të cilin e okupuan sulmuesit islamik, banorët u detyruan të shtriheshin në tokë, për tu ballafaquar me skllavërinë dhe vdekjen,  që njëri nga fqinjët e tyre detyrohej poashtu të i qëllonte nga prapa, shkruan Daily mail.

Të gjithë këta persona u vranë përderisa ata nuk dëshironin të konvertoheshin në islam, pasi që i takonin komunititit Yazidi, të cilët ishin rreth 53 persona.`

E këtë tmerr kishte rrëfyer një vajzë 14 vjeçare, së cilës për të mos parë tmerrin që po ndodhte babai i saj ia mbuloi sytë që të mos shihte nënën e saj shtatëzëne duke u qëlluar për vdekje.

Këto dëshmi u treguan në kampin Bajed Kandala 2 në Kurdistan, nga Dr: Ghafouri e cila trajton të lënduarit dhe strehon personat e dëbuar, dhe ata të cilët u dhunuan në ato momente, transmeton Klan Kosova.

Një nga refugjatët 23 vjece i kishte rrëfyer madje, momentet e tmerrshme kur njëra nga vajzat ishte dhunuar 5 herë, e të tjerët i kishte parë duke vuajtur për vdekje.

20718C8D00000578-3178665-image-m-16_1438595834637

2B0EEC7B00000578-3178665-image-a-50_1438619085758

2B0EEC9100000578-3178665-image-a-2_1438589168685