Arrestohet tropojani me një thes armatim

  • 04 August 2015 - 22:58
Arrestohet tropojani me një thes armatim

Policia e Tropojës ka goditur një rast të trafikut të armëve dhe municioneve, duke sekuestruar tre armë zjarri dhe duke prangosur një 31-vjeçar.

I arrestuari është shtetasi Binak Gjoçaj, 31 vjeç, banor i Llugajt në Tropojë.

Ai është arrestuar në flagrancë në afërsi të banesës së tij me një armë zjarri automatike dhe një mitroloz të futura në një thes, transmeton TCH.

Gjatë kontrolleve në banesën e 31-vjeçarit, policia gjeti edhe një armë gjahu paleje si dhe një sasi e konsiderueshme fishekës dhe municionesh luftarake.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tropojës për veprën penale ‘trafikim i armëve dhe municioneve luftarake‘.