Një djalosh i ri i ISIS-it ia merr jetën një ‘spiuni’

  • 04 August 2015 - 23:12
Një djalosh i ri i ISIS-it ia merr jetën një ‘spiuni’

Militantët e Shtetit Islamik dje kanë publikuar disa fotografi, në të cilat shihet një djalosh, shumë i ri në moshë, që ia merr jetën një personi, i cili ishte akuzuar për spiunazh. Fotografitë, të cilat janë publikuar nga një aktivist anti-ISIS në Siri, shfaqin një burrë të gjunjëzuar dhe një djalosh që ia ka vënë armën në kokë. Ndonëse nuk është e qartë nëse djaloshi e ka tërhequr këmbëzën për ta vrarë viktimën, në një fotografi tjetër shihet viktima e shtrirë përtokë dhe djaloshi fare pranë tij, transmeton Kosova Sot.

 

Image

Militantët e ISIS-it i indoktrinojnë fëmijët me pikëpamje ekstremiste

Këto fotografi janë të fundit në serinë e publikimeve të videove të ndryshme, në të cilat shihen fëmijët teksa kryejnë vrasje të ndryshme. Fëmijët nga ISIS-i po cilësohen si ‘Luanët e vegjël të Kalifatit’. Është raportuar nëpër medie sociale që burri i vrarë ishte akuzuar për spiunim në ‘Al Jazeera’, një referencë shumë e rëndësishme për Botën Arabe. Megjithatë, shumica e pretendimeve të ISIS-it duhet parë me një dozë të skepticizmit. Të njohur për makinerinë e tyre të propagandës, provat nga manipulimet me kamera kanë bërë që shumë njerëz të besojnë që disa nga videot e organizatës të jenë të manipuluara. Megjithatë, përdorimi i fëmijëve të vegjël si ushtarë vrasës është e vërtetë, pasi që, militantët e ISIS-it i indoktrinojnë fëmijët me pikëpamje ekstremiste që prej një moshe të hershme.

 

Image

 

Ushtarët e vegjël dërgohen në kampet e trajnimit

Të pajisur me armë e kurajë për të vrarë, ushtarët e vegjël dërgohen në kampet e trajnimit. Nëpër këto trajnime ata vrapojnë, ngjiten e zvarriten, duke qenë vazhdimisht nën mbikëqyrjen e të komandantëve të rritur. Pasi që ushtrohen, të armatosur me kallashnikovë, të ashtuquajturit ‘Luanë të vegjël’ më pas pozojnë me flamurin famëkeq të ISIS-it. ISIS-i bën thirrje për bashkëngjitje në akademinë e trajnimit nëpërmjet kanaleve nëpër mediet sociale, duke i etiketuar me titullin ‘martirë’ të gjithë ata që vdesin në sulmet vetëvrasëse, aktin e të cilëve, për t’ua shpëlarë trurin, e konsiderojnë si ‘nder shumë të madh’. Në fillim të muajit të kaluar, ISIS-i ksihte publikuar një video ekzekutimi, nga brendësia e Palmirës, ku shiheshin 25 fëmijë, që i ekzekutonin ushtarët e regjimit në një amfiteatër Roman. Fëmijët ushtarë kishin veshur rroba të ushtrisë dhe në kokat e tyre kishin vënë shami të kuqe, duke e pritur me padurim ‘nderin e vrasjes’. Amfiteatri ka qenë një atraksion turistik deri në shpërthimin e Luftës Civile në Siri, që kishte filluar në vitin 2011.

(Kosova Sot)