Veliaj vazhdon udhëtimin me urban

  • 04 August 2015 - 23:28
Veliaj vazhdon udhëtimin me urban

Udhëtimi me urban, ditën e pare të punës, nuk ka qenë i vetmi për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Pasditen e së martës ai përdori linjën Kinostudio-Kombinat për të arritur në njësinë numër 7, ku dhe prezantoi kryetaren Gjinofeva Kadria.

Aksioni për pastrimin e territorit, sipas kryebashkiakut është çështje emergjente për administratorët.

Veliaj kërkoi edhe inspektimin e procesit të restaurimit të shkollave e kopshteve, në mënyrë që ato të jenë gati brenda afateve, transmeton mapo.

Tjetër porosi e kryebashkiakut për administratorët vendorë ishte dhe evidentimi i gjithë aseteve publike për identifikimin e ndërtimeve pa leje dhe për të vendosur kontroll ligjor brenda territorit të kryeqytetit.

Image