Binte shi ishim pa drita kur ra dera dhe pashë kunatin me...

  • 01 February 2018 - 09:49
Binte shi ishim pa drita kur ra dera dhe pashë kunatin me...

Një vajzë ka rrëfyer momentet e vështira në çfit që po kalon motra e saj. Vajza thotë se e motra pasi ka zbuluar tradhëtinë e të fejuarit, është ndarë prej tij. Por sot…

“Sa keq jam tani. Edhe pse nuk më ka ndodhur mua, por motrës, unë e vuaj barabar dhimbjen e saj.

Ne jemi dy motra nga Lezha. Motra më e madhe është e fejuar prej 3 vitesh me një djalë që janë marrë vete.

Ata janë shumë të dashuruar, motra e adhuronte deri dje, kur zbuloi se ai e tradhëtonte.

Unë nuk e besoja dot, sepse ai bënte shumë për motren time. Por është e vërtetë. Ai e tradhëtoi motrën me njërën që e ka tek puna.

Motra u lëndua shumë, sa sinqerisht ishte gati të vriste edhe veten. Këtë verë kishin në mend të martoheshin.

Vetëm qan dhe nuk ha, e unë nuk di si ta nxjerr motrën nga kjo gjendje.

Kunati ka tentuar rikthimin, por motra edhe pse e do me shpirt nuk mund ta falë.

Madje një natë binte shumë shi e nuk kishim as drita nuk vjen kunati në derë dhe qante.

Ma ka këputur shpirtin ajo skenë, por motra nuk pranoi prapë të fliste me të.

Unë dua të gjej një mënyrë që t’i ul të bisedojnë sepse e kuptoj që dashuria e tyre është e madhe.

E di që tradhëtia është diçka e rëndë, por dashuria kalon çdo gjë. Kështu i them motrës, por ajo nuk më kthen përgjigje.

Ju lutem më tregoni çfarë duhet të bëj sepse nuk e shoh dot motrën në atë gjendje…Zoti ju ndihmoftë të gjithëve”, shkruan ajo.

(Kosova Sot)