Kush është fajtor për ndotjen e ajrit në Prishtinë (Foto/Video)

  • 01 February 2018 - 10:16
Kush është fajtor për ndotjen e ajrit në Prishtinë (Foto/Video)

Të anketuarit  e “Kosova Sot” thonë se faji për ndotjen e ambientit është në trekëndëshin zingjiror, Ministria e  Ambientit,  KEK-u dhe komuna e Prishtinës dh qytetarët tanë që nuk po marrin masa ndaj gjendjes alarmante.

Image

Liri Hashani thotë se fajtorë kryesorë është KEK-u Ministria e Ambientit dhe faktori njeri. “Ministria e Ambientit nuk ka ndërmarrë masa deri më tani”.

Image

Elira Hasangjekaj thotë se faktori kryesori është popullsia, pastaj Ministria e Ambientit që e ka detyrë ta kontrollojë ambientin e nuk merr masa, ndërsa KEK-u është fajtorë se nuk përdorë filtrues.

Image

Hysen Ademi shprehet se fajtori numër një është KEK-u por edhe këto makinat të shumta. Ai shtron pyetjen pse komuna e Prishtinës po lejon qarkullimin e një numri aq të madhe të makinave në kryeqendër.

Image

Gëzim Spahija thotë se fajtorë janë makinat KEK-u dhe Ministria e Ambientit që nuk marrin masa. “Prandaj faji është në këtë trekëndësh zingjiror kush më shuam e kush më pak”.

(Kosova Sot)