Vazhdon të zbatohet vendimi për ndalimin e qarkullimit të veturave në Prishtinë

  • 01 February 2018 - 10:33
Vazhdon të zbatohet vendimi për ndalimin e qarkullimit të veturave në Prishtinë

Policia e Kosovës po vazhdon për të dytën ditë së zbatuari masat emergjente të Komunës së Prishtinës që kanë për qëllim uljen e nivelit të ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Në takimin e përbashkët të para dy dite ndërmjet Komunës së Prishtinës me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, si dhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj me këto institucione, të mbajtur në Komunë të Prishtinës, u dakorduan që nga 31 janari të fillojnë me zbatimin e masave emergjente, që janë të përkohshme deri në një vendim tjetër.

Në këtë takim janë dakorduar që të bëhet reduktimi i numrit të makinave që qarkullojnë në kryeqytet, qoftë përmes ndaljes të të gjitha makinave që vijnë nga qytetet tjera, në hyrjet e kryeqytetit, në intervalet kohore 06:00-09:00 dhe 16:00-22:00.

Po ashtu do të sigurohen hapësira për parkim në hyrje të kryeqytetit, derisa të tejkalohet kjo fazë emergjente.

Ndryshe, një ditë më parë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se këto masa do të vazhdojnë edhe sot, pastaj do të vlerësohet si do të vazhdohet më tutje.

(Kosova Sot)