Kuvendi komunal diskuton për ndotjen e ajrit

  • 01 February 2018 - 10:35
Kuvendi komunal diskuton për ndotjen e ajrit

Kuvendi Komunal i Prishtinës mban sot seancën e jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për ndotjen e ajrit në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga zyra për informim e Komunës, seanca do të fillojë në orën 15:00 dhe do të ketë vetëm një pikë në rend dite.

Kujtojmë se ndotja e ajrit përmasa alarmuese ditëve të fundit, ndërsa për përmirësimin e kësaj gjendje nga dje ka nisur zbatimi në Prishtinë ka marrë i masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës për ndalimin e qarkullimit të veturave në qendër të Prishtinës.

Gjithashtu edhe Kuvendi i Kosovës ka debatuar për ndotjen e ajrit, ndërsa debati do të vazhdojë edhe sot.

(Kosova Sot)