Sulmohet shtëpia e gruas së parë të Oliver Ivanoviqit

  • 01 February 2018 - 12:31
Sulmohet shtëpia e gruas së parë të Oliver Ivanoviqit

Shtëpia që u qëllua me gurë mbrëmë në Mitrovicën veriore është shtëpia familjare e ish bashkëshortes së Oliver Ivanoviqit, i vrarë ditë më parë, shkruan gazeta serbe”Novosti”

Kjo gazetë shton se kjo shtëpi i takon familjes së Marina Ivanoviq, në të cilën jetojnë nëna e saj Nadezhda dhe vëllai Branimir Cvetniq. Askush nuk u lëndua në këtë incident

“Nëna dhe vëllai kanë qenë të zgjuar kur ndodhi sulmi, por kanë menduar se është ndonjë shishe nga kafiteria që gjendet përballë shtëpisë. Vetëm në mbrëmje, kur erdha të marr disa gjëra të miat nga dhoma, e pamë se është thyer dritarja. Në dhomë gjetëm një gur të madh, me të cilin ishte kryer ky sulm, që tregon qartë se bëhet fjalë për vepër të paramenduar”, ka thënë për “Novosti” tha Marina Ivanoviq.

Zëvendëskomandanti i SHPK-së për veriun e Kosovës, Besim Hoti, konfirmoi rastin për televizionin Most, i cili fillimisht njoftoi për incidentin. 

Kosova Sot do t'ju sjell detaje nga kjo ngjarje...

Image
Image

 

(Kosova Sot)