Berisha bën paralajmërimin e fortë për Ramën: Paktin me Greqinë e miraton vetëm nëse kalon mbi trupat tanë

  • 01 February 2018 - 12:54
Berisha bën paralajmërimin e fortë për Ramën: Paktin me Greqinë e miraton vetëm nëse kalon mbi trupat tanë
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një paralajmërim të fortë sot lidhur me negociatat e Shqipërisë me Greqinë, sa i përket marrëveshjes së detit.

Ai tha se Rama mund ta kalojë marrëveshjen e Detit me Greqinë, vetëm nëse kalon mbi trupat e depuetetëve opozitarë.

DEKLARATA E BERISHES

Edi Rama në shkelje të kushtetutës dhe ligjit ka përzënë nga Shqipëria, ka ekstraduar personin kyç të bandës së Habilajve me urdhër të Tahirit vetëm dy ditë pasi ai kishte shprehur vullnetin për tu bërë dëshmitar i mbrojtur i Drejtësisë. Mjaftoi ky lajm që ai të përzirej me lecka dhe të mbeteshin edhe gjysma e rrobave të trupit në qeli. Sipas Kushtetutës ndërprerjen e hetimeve mund ta bëjë vetëm prokurori, as Presidenti i Republikës jo.

Këta nuk e dinë që po ngjallin një urrejtje dhe zemërim masiv te shqiptarët. Përjashtoi kreun e grupit parlamentar që të kalojë hajdutërisht dhe të zhduket nga Parlamenti sepse ka bërë aktin antikombëtar më të madh në këto 104 vjet, ka bërë pazarin më të madh për zgjerimin e ujërave territoriale greke me 12 milje.

Ministri i Jashtëm grek këtë deklaratë e ka 100% të vërtetë. Rama ka dorëzuar fushat e gazit më të mëdha të Mesdheut dhe Jonit. Këto fusha i takonin 100% Shqipërisë sipas marrëveshjes sonë. Marrëveshja jonë ishte ajo që të takon në distancë të barazlarguar. Marrëveshja e Ramës është: po të jap dhërrime dhe po mbaj llokmën për vete. Rama s’mund ta kalojë atë marrëveshje pa kaluar mbi trupat tanë. do ta paguajë me të gjithë çmimet nëse mendon të kalojë këtë marrëveshje.

(Kosova Sot)