Basha reagon pas tensioneve, flet për skandalin e rëndë të Ramës: Kërkoi vrimën e miut…

  • 01 February 2018 - 12:55
Basha reagon pas tensioneve, flet për skandalin e rëndë të Ramës: Kërkoi vrimën e miut…
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas gjithë asaj që ndodhi në sallën e Kuvendit, duke u ndalur në atë që e quajti ‘rrëmbimin e financierit të Habilajve’.

“Skandali më i madh është rrëmbimi i Seitit, njeriut që ka mbajtur shënim se sa para i janë dhënë Tahirit, sa për të e sa për Ramën, dhe që sipas vetë pohimeve të familjarëve të tij ishte bërë gati të behej bashkëpunëtor i drejtësisë, duke i dhënë cështjes zgjidhje përfundimtare, duke rrëzuar cdo alibi të Ramës për mosarrestimin e Tahirit, peshkut të madh të drejtësisë që do të hapë rrugën për peshqit e tjerë të mëdhenj”- tha Basha.

Sipas tij, sot në seancë “Opozita kërkoi fjalën në përputhje me rregulloren për të kërkuar praninë e Ramës që u fsheh para bashkimit të shqiptarëve kërkoi vrimën e miut për t’iu fshehur opozitës. I rëndë është bashkëpunimi i Tahirit më bandën e drogës, por më i rëndë është ky skandal që vërteton se kryeministri, prokuroria e përgjithshme, Ministria e Brendshme, drejtoria e ekstradimeve, Interpoli, policia janë bërë bashkë në këtë komplot për ti mbyllur gojën dëshmitarit kyc”- tha Basha.

(Kosova Sot)