Kapet postieri që vidhte para nga kartolinat e ditëlinjdeve të fëmijëve

  • 01 February 2018 - 13:06
Kapet postieri që vidhte para nga kartolinat e ditëlinjdeve të fëmijëve

Një postier britanik që zbrazte kartolinat e ditëlindjeve të fëmijëve, nuk është dënuar me burg, përkundër se është dëshmuar fajësia e tij.

Përderisa punonte në “Postën Mbretërore”, ish-rezervisti 30-vjeçar i ushtrisë, Jordan Craig, ka targetuar kartolinat e fëmijëve, duke e ditur se brenda tyre kishte para.

Ai është zbuluar kur eprorët e tij dyshuan në atë që bënte Craig, duke future “pako testuese” në turin e tij, raporton Daily Mail.

Përmes një kërkimi në dollapin e tij në muajin mars të vitit të kaluar, u gjetën 83 letra apo pako të hapura, që nuk mund të dërgoheshin në destinacion për shkak të dëmtimeve.
Craig, i cili kishte punuar si postier nga janari i vitit 2016 deri në mars të vitit 2017, i ka pranuar katër akte të vjedhjes në paraqitjen e tij para gjykatës.
 
Përfaqësuesi i “Postës Mbretërore”, Gwen Williamson, ka thënë në gjykatë se ai ka shkaktuar një dëm të madh, duke e dëmtuar besimin ndaj kompanisë.
“Pa dyshim, një postier që punon për ‘Postën Mbretërore’ mban mbi supe një peshë të madhe besimi, sepse dërgesat duhet të merren nga një person dhe të dërgohen te tjetri pa ndonjë interferencë. Ai i ka identifikuar kartolinat e ditëlindjes, veçanërisht ato që janë adresuar për fëmijët dhe i ka hapur”, ka thënë Williamson.
Ndërsa, Craig duke e pranuar fajin para gjykatës ka thënë se këtë e ka bërë për shkak të problemeve të tij financiare.

Ka thënë se po përpiqej t’i ndihmonte partneres së tij, e cila ka probleme me shëndetin mendore.
“E kam tradhtuar besimin që e ka ‘Posta Mbretërore’ dhe klientët e saj. Nuk do të duhej të bëja kurrë atë që e kam bërë”, ka thënë ai, shkruan Periskopi.
Gjykata ka vendosur që ta dënojë atë me 18 javë burg me kusht, ta detyrojë Craig të kthejë si dëmshpërblim 6 mijë euro nga kursimet e tij pensionale, megjithëse ai ka shkaktuar dëme rreth 9 mijë euro.
Po ashtu, ai do t’i bëj 120 orë pune që s’do të paguhen dhe do t’i mbajë 12 ditë rehabilitimi.