Guraziu: Djegiet e rrezikshme

  • 01 February 2018 - 14:57
Guraziu: Djegiet e rrezikshme

 Analisti politik Ragip Guraziu po ashtu pohon se derisa po konstatohet që një nga shkaktarët kyç të sëmundjeve vrastare kancerogjene është kjo ndotje enorme e ambientit, atëherë përgjegjës janë gjithë kjo klasë politike e pasluftës, për të gjitha rastet vrasëse të kancerit dhe shkatërrimit të shëndetit të qytetarëve në Prishtinë dhe ata duhet të japin llogari para qytetarit."Nuk ka dilemë se kjo është ndotja e ajrit në nivelin më alarmant që prej pasluftës në Prishtinë, por që institucionet kosovare e kanë injoruar këtë gjendje, e cila asnjëherë nuk u bë publike dhe as do të të bëhej publike ndonjëherë po qe se këtë nuk do ta aktualizonte Ambasada Amerikane, prej kur vendosi një matës të cilësisë së këtij ajri në nivel të kryeqytetit. Përgjegjësisë për këtë gjendje nuk mund t'i ikën askush, sepse përgjegjës janë e gjithë kjo klasë politike e pasluftës", u shpreh ai."Tani më është koha që të deklarohen përgjegjësit edhe për kapacitetet e prodhimit të energjisë, të tregojnë se kur janë ndërruar filtrat herën e fundit në termocentralet tona, edhe në "Kosova B", për çka flitet se nuk janë ndërruar qysh nga viti 1985", tha Guraziu për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)