Zmbrapsja e Thaçit për kufirin, skenar I RREZIKSHËM ME BATON HAXHIUN - Lajme - Kosova Sot
Zmbrapsja e Thaçit për kufirin, skenar I RREZIKSHËM ME BATON HAXHIUN

Zmbrapsja e Thaçit për kufirin, skenar I RREZIKSHËM ME BATON HAXHIUN

PAS DËSHTIMIT ME SPECIALEN, NIS LOJA E RADHËS ME DEMARKACIONIN

Presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi, ish-kryetar i PDK-së dhe në dy mandate kryeministër i vendit, sipas sjelljeve dhe veprimeve të tij politike, nga analistët po merr kritika të ashpra. Sipas tyre, gjatë gjithë karrierës së tij në politikë ai vazhdon të sillet me shumë dyfytyrësi, që t'i ndërrojë fjalët për veprimet që vetë i bën, e tani së fundi këtë e bëri edhe për Demarkacionin. Presidenti Thaçi, sipas analistëve, nga një qind për qind që ishte i sigurt në marrëveshjen e demarkacionit, që sipas tij Kosova nuk e humb as një metër katror territor, të enjten mbrë- ma në emisionin tek dora e tij e djathtë, Baton Haxhiu, deklaroi krejtësisht ndryshe duke sjell mjegull në opinionin publik kosovar, duke thënë se "NDOSHTA KEMI GABUAR"! Por, si shpjegohet që edhe pse marrëveshja për pikën kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, e cila për vite të tëra ka qenë njëra ndër temat më të nxehta dhe më të komentuara, si dhe kusht për liberalizimin e vizave dhe e cila është nënshkruar pikërisht nga Hashim Thaçi, në cilësinë e ministrit të punëve të jashtme, i cili asokohe thoshte se nuk ka asnjë shans që me këtë marrëveshje Kosova të humbë territor, të enjten mbrëma e demanton veten! Për më tepër ai e arsyeton nënshkrimin që e ka bërë duke thënë se "besoj që në momentin e votimit të demarkacionit do të krijohet mundësia e rishikimit të ndonjë gabimi eventual në Zhlep apo Çakorr, nga komisionet e përbashkëta, sepse njerëz jemi dhe mund të gabohet" dhe, sipas tij, Kosova edhe mund të ketë humbur tokë, duke bartur kështu përgjegjësinë tek deputetët. Ai bile kërkoi nga të dyja komisionet që të ulen dhe të diskutojnë për këto gabime eventuale. Analistët vlerësojnë se kjo luhatje e tanishme e presidentit rreth kësaj marrëveshje është sërish një "lojë" tjetër shtesë e Hashim Thaçit me skenar të Baton Haxhiut, që në këtë mënyrë të shantazhojnë bashkësinë ndërkombëtare për t'u faktorizuar dhe për t`i ikur Speciales. Analistët theksojnë se në një shtet ligjor, me drejtësi të pavarur, do të duhej të ishin vetë këshilltarët e Hashim Thaçit ata që do t'ia bënin me dije se po qe se ajo marrëveshje e Demarkacionit e nënshkruar nga ai personalisht është e gabuar, ai duhet dhe do të përgjigjet sipas Kodit Penal të Kosovës. Gazetari nuk ka marrë përgjigje nga Baton Haxhiu lidhur me akuzat e analistëve.

Image

Lëmshi kosovar me skenar të Serbisë

Analisti politik Reshat Badallaj, lidhur me këtë çështje të re, thotë se derisa të përzihet spiuni i UDB-së serbiane me librezë zyrtare dhe krushku i kryeudbashit Jovica Stanishiqi, Baton Haxhiu, Kosova kurrë nuk do të shohë ditë të bardha. Tani edhe këtë lojë me Demarkacionin ai e sheh lojë të ngjashme si me Specialen, të konstruktuar nga Haxhiu me mentorim të UDB-së. "Dhe, atë që e kam thënë në gazetën lidere në vend, "KOSOVA SOT", për këtë shushunjë të zezë serbe po del ashtu. Spiuni serb, Baton Haxhiu, u fut dinakërisht te Kuvendi i Kosovës, te Qeveria kuislinge dhe deri te majat e shtetit dhe e bëri punën lëmsh. Ky bandit është i ndërsyer nga serbët, me besoni, se ku e ku t´i futë hundët për të bërë Kosovën lesh arapi dhe për të armiqësuar me faktorët ndërkombë- tarë, sidomos me Amerikën", theksoi ai. Sipas tij, Haxhiu po i manipulon liderët kosovarë në pushtet."Hashim Thaçi thoshte se Kosova nuk humb asnjë milimetër dhe tani thotë ndoshta kemi gabuar, kjo tregon qartë se kush i ka dy fije mend në kokë se e kanë mashtruar si një budalla, i kanë premtuar se do të lëmë rehat dhe se nga kjo shihet se Hashimi interesat personale i ka futur mbi interesat kombëtare... Dhe është për të çuditur se si ranë nën ndikimin e Hashimit edhe disa i thënçin vetes akademik, si puthadori dhe sahanlëpirësi Hivzi Islami, që dikur moti ishte profesor imi në Katedrën e Gjeografisë. Spiuni denbabaden serbian, Baton Fazli Haxhiu, që paguhet shumë majmë nga qarqet shoviniste serbiane, ia arriti qëllimit për të ngatërruar Kosovën me ndërkombëtarët", tha Badallaj për "Kosova Sot".

Image

MEHMETI: HASHIM THAÇI ËSHTË MASHTRUES, INTRIGANT DHE NË TË NJËJTËN KOHË EDHE NAIV

Analisti Faton Mehmeti, lidhur me këtë qëndrim të ri të të parit të shtetit, thotë se Hashim Thaçi është mashtrues, intrigant dhe në të njëjtën kohë edhe naiv."Siç është vetë ashtu edhe i ka këshilltarët, andaj s'kemi pse habitemi që nuk e kanë ditur as Kushtetutën e vendit kur e kanë nënshkruar Demarkacionin. Gjithsesi, kjo nuk i justifikon nga gabimi që kanë bërë duke shkelur Kushtetutën dhe duke cenuar sovranitetin dhe integritetin e vendit tonë", potencoi ai për "Kosova Sot". Sipas tij, kishte premtuar Thaçi se do të jepte dorëheqje nëse Gjykata Kushtetuese thotë se me nënshkrimin e Asociacionit është shkelur Kushtetuta, por kur gjykata e konfirmoi këtë Hashim Thaçi heshti.

Figura më e papërgjegjshme e politikës kosovare

Analisti Jeton Kelmendi po ashtu pohon se me një president të tillë Kosova vetëm sa po dëmtohet dhe shkatërrohet, si në planin e jashtëm edhe në atë të brendshëm, pasi, sipas tij, ai nuk sheh përtej interesave të tij personale, së bashku me të tjerët që e luajtën lojën edhe me Specialen. "Mendoj që një nga figurat më të papërgjegjshme të politikës kosovare, po flas sidomos për dy dekadat e fundit, është presidenti aktual, Hashim Thaçi. Mendoj që ai është munduar dhe është angazhuar që gjithçka të vërë në shërbim të tij dhe këtë e ka dëshmuar me sjelljen e tij të vazhdueshme të makiavelistit të njohur, sipas të cilit mjeti e arsyeton qëllimin, derisa dje faktikisht është angazhuar, duke theksuar se politikisht ishte në shërbim të atdheut, sot ai atdheun po e vënë në shërbim të vetvetes", u shpreh ai."Të gjitha këto lojëra të tij janë një aventurë e radhës, sepse Kosova është e vërtetë që ka humbur territor dhe tani derisa dje thoshte me aq siguri që nuk ka humbur Kosova territor, sot deklaron se mund të ketë humbur, kjo është tentativë për t'u futur në koncesione me ndërkombëtarët dhe që të mos e merr edhe këtë Gjykata Speciale. Të gjitha veprimet e tij janë në kundërshtim me interesat kombëtare", tha Kelmendi për "Kosova Sot". Edhe analisti politik Arsim Haziri thotë se kjo është tani loja më e pandershme dhe me qëllime shumë të mbrapshta, që dëshiron ta luajë presidenti i vendit, duke dashur që indirekt të krijojë huti edhe te deputetët, para të cilëve është betuar se Kosova nuk e humb asnjë milimetër territor nga versioni i demarkacionit të nënshkruar prej tij. "Hashim Thaçi, në cilësinë e ministrit të Jashtëm, duhet ta ketë ditur për pasojat që mund t'i ketë nëse eventualisht nënshkrimi i tij po bëhet në një marrëveshje pa bazë faktike. Por konstatimi se kjo marrëveshje është pa bazë konkrete dhe si e tillë cenon integritetin territorial në masë të konsiderueshme e ka vendosur në një rrafsh tjetër atë, në kundërshtimin e çfarëdo komisioni për të dalë me të gjetura tjera. Kundërshtimi opozitar me çdo kusht se ajo marrëveshje maksimalisht rrudh territorin tonë e ka shtyrë atë të deklarohet kinse çdo gjë është në rregull dhe kësisoj të mbulon përkohësisht gabimin e tij që sipas ligjeve në fuqi çdokush që realizon tradhti kombëtare së paku dënohet me 15 vjet burg", u shpreh ai për "Kosova Sot"."Deklarimi i tij në debatin televiziv se të gjeturat e komisionit përkatës ku nënshkrues i secilës ishte ai mund të jenë të gabueshme, është edhe një tendencë tjetër për t'u shfajësuar dhe për të hedhur topin te deputetët në Kuvend. Presidenti i vendi është dëshmuar edhe më herët se ai gjithnjë ka ndërruar deklarimet, tashmë një gjë të tillë e bëri edhe me rastin e Gjykatës Speciale, si dhe së fundi me çështjen e demaskimit", vijoi më tutje ai.

Image

Drejtësia duhej të vepronte, por është e kapur

Deputeti i Lëvizjes 'Vetëvendosje', Ali Lajqi, i pyetur rreth këtij ndërrimi të qëndrimit nga presidenti Thaçi, tha se ish-kreu i PDK-së dhe ish-kryeministër i dikurshëm vazhdimisht ka qenë i tillë, me qëndrime të luhatshme dhe përgjegjësi kryesor i nënshkrimit të shumë marrëveshjeve të dëmshme për shtetin e Kosovës, që i ka bërë për interesat personale karrieriste, pasi që paraprakisht ka arritur që në sistemin institucional të shtrijë gjithë rrjetin kriminal të kapjes së shtetit dhe kështu të mos ketë mundësi askush që ta kapë për dhënie të përgjegjësisë para ligjit. "Kaq naiv është ai, kaq njeri katastrofë është ai, që me të përfaqësuar ai institucionin e shtetit është me të vërtetë katastrofë. Tani shihet ashiqare që thotë se e ka nënshkruar një marrëveshje për të cilën thotë se nuk e di a është kufiri atje apo nuk është atje...merreni këtë me mend, pavarësisht reagimeve e protestave që kanë qenë për një kohë të gjatë. Edhe para se ta nënshkruajë, edhe para se ta aprovojë qeveria e mandatit të kaluar, është kundërshtuar që të merret ajo në shqyrtim dhe tash del ai që ta shtrojë një opsion shumë absurd, që pasi të ratifikohet me filluar e me negociu përsëri. Merreni me mend këtë çfarë budallallëku është ky", u shpreh ai."Ai po bën njësoj, sikur me Gjykatën Speciale, sikur me këtë marrëveshje të demarkacionit dhe kjo është vetëm një sjellje tepër diletante dhe e mjerueshme e "Presidentit" që e kemi, prandaj kështu është puna. Normal që dëmtimi i interesit të shtetit është i sanksionuar edhe në Kodin Penal edhe në Kushtetutë, si tradhti kombëtare, por kush ta bëjë sanksionimin dhe ekzekutimin kur dihet që edhe Kodi Penal edhe Gjykatat janë në kontrollin e tij dhe nuk mund të dalin jashtë kontrollit të tij, sepse po të kishim pasur me kohë shtet ligjor as që do të vinim deri në këtë situatë ku jemi tani", tha Lajqi për 'Kosova Sot'. Sipas tij, sado që presidenti mendon se me këtë lojë mund të bëjë pazare për t'i shpë- tuar Speciales, ai këtë nuk do të mund ta arrijë kurrë pos që do vazhdojë t'u bëjë dëm institucioneve të shtetit dhe vetë qytetarëve.

Image

Dyfytyrësi presidenciale

Lojë të Hashim Thaçit e quan këtë ndryshim analisti Mustafë Kadrijaj."Mundet të ketë shumë gabime, me ose pa qëllim, por duhet të kuptohet që kjo është politike, sepse në momente të caktuara ka ditur të mbajë qëndrim, por edhe të bëjë kompromise me faktorin ndërkombëtar, pra gjithnjë duke i dhënë mundësinë "B" vetvetes. Mendoj që qëndrimi i tij për Gjykatën Speciale, që është një e padrejtë, por që kemi obligime ndërkombëtare, si shtet mendoj që është qëndrim që duhet të përshëndetet. Po ashtu, edhe Demarkacioni me Malin e Zi të gjithë e dimë që Kosova humb territor, por kur dihet se si është ardhur Kosova deri këtu ku jemi, pra çlirimin dhe pavarësinë e kemi fituar me ndihmën e miqve ndërkombëtarë, duhet në një farë mënyre t'i mbyllim sytë, sepse nuk mund t'i prishim marrëdhëniet ne si shtet i brishtë me miqtë ndërkombëtarë, si dhe perspektivën e Kosovës dhe të qytetarëve të saj", tha Kadrjiaj për "Kosova Sot". Gjykim të ashpër për këtë lojë dyfytyrëshe tani kur demarkacioni pritet të dalë në Kuvend ka edhe analisti Ragip Guraziu. "Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është 'e zeza' e të gjitha të këqijave që i kemi e me të cilat po përballet Kosova. Ai është fytyra e dështimeve dhe degradimeve të shtetit, duke filluar nga Presidenca, Qeveria e deri te Kuvendi, që për çdo ditë po e degradojnë shtetin dhe po ia humbin imazhin Kosovës. Dhe, kjo ishte arsyeja se si e ''lypën edhe e gjetën'' edhe ata 43 deputetë që presidenti Thaçi i la me ''gishta në gojë'' dhe vetë e përdori pishmanllëkun, si gjithherë, por edhe këta deputetë ishin vartësit e presidentit që na bënë gazi i botës me shfuqizimin e Gjykatës Speciale,edhe pse nuk ia dolën,që ishte reklamë e kurdisur, siç ishte të enjten rasti i ajrit në Prishtinë", tha Guraziu për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)

 

4 orë e 47 minuta më parë
17/10/18