Afganistan, një grua lind pesënjak

  • 05 August 2015 - 13:29
Afganistan, një grua lind pesënjak

Doktorët thonë se një gruaja 35 vjeçare ka lindur pesënjak në provincën veriore Samangan në Afganistan.

 Noor Mohammad Faiz, shef i spitalit rajonal në lagjen Balkh të kësaj province, i ka thënë Radios Afganistani i Lirë se, nëna Rezagul dhe foshnjet – të gjithë djemë- janë në gjendje stabile por janë nën peshë, gjë që është e zakonshme, kur ka lindje të shumfishtë.
Rezagul, një shtëpiake, ka edhe dy fëmijë të tjerë, një vajzë dhe një djalë.