Akuzat kriminale të deputetëve i merr era

  • 05 August 2015 - 08:02
Akuzat kriminale të deputetëve i merr era

SEANCAT E SHFRENUARA PARLAMENTARE DHE DYSHIMET PËR KRIME

Prokuroria hesht përballë denoncimeve publike 

Zyrtarë politikë dhe ekspertë të kësaj fushe konsiderojnë se edhe kjo mënyrë denoncimi për praninë e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivel të institucioneve të ndryshme të shtetit, duhet të jetë objekt i hetimit serioz nga Prokuroria e shtetit 

Legjislatura e tashme e Kosovës, është ndër më të zëshmet sa i takon denoncimit publik në foltoren e Kuvendit, nga deputetë të ndryshëm, kryesisht ata opozitarë, që "kryqëzojnë" individë të caktuar, madje me emër e mbiemër, për krim të organizuar, korrupsion dhe pasurim të paligjshëm për vite të tëra, duke ngritur dyshime se dikush po pasurohet në politikë me veprime kriminale. Akuzat e tilla publike kanë filluar të dëgjohen që nga fillimi i këtij viti, në seanca të njëpasnjëshme, dhe është përfunduar me zërat e tillë edhe në seancat e fundit të sesionit pranveror. Mirëpo, deri më tani, akoma nuk e kemi pasur as edhe një rast të vetëm të bërë publik nga Prokuroria e shtetit që ta ketë marrë seriozisht për hetim dhe trajtim të mëtejmë, deri në dërgimin eventual të rastit në gjykatë, qoftë të denoncuarin apo denoncuesin për deklarim të rrejshëm dhe manipulim me opinionin publik. Zyrtarët politikë dhe ekspertë të kësaj fushe konsiderojnë se edhe kjo mënyrë denoncimi për praninë e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivel të institucioneve të ndryshme të shtetit, duhet të jetë objekt i hetimit serioz nga Prokuroria e shtetit... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)