Arrestohen 9 shqiptarë për vjedhje në Itali

  • 05 August 2015 - 14:18
Arrestohen 9 shqiptarë për vjedhje në Itali

Policia italiane ka shkatërruar një tjetër bandë hajdutësh, ku bëhet fjalë për të paktën 85 shtëpi të grabitura. Forcat e policisë italiane kanë ekzekutuar një urdhërarresti për të paktën 14 persona, 9 prej të cilëve janë arrestuar këtë të mërkurë.

Të 9 të arrestuarit janë nga Shqipëria dhe shihen si përgjegjës për disa vjedhje. Grabitjet janë bërë nëpër vendbanime të ndryshme, gjatë viteve 2014 dhe 2015, transmeton Shekulli.

Ndërsa 85 shtëpitë e grabitura nga këta shtetas shqiptarë ndodhen në Xhenova, Savoneze dhe Baso Piemonte.