Gjuriq: Serbia nuk do të heqë kurrë dorë nga Kosova

  • 07 February 2018 - 22:15
Gjuriq: Serbia nuk do të heqë kurrë dorë nga Kosova

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq sot ka thënë se Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova.

 Ai ka shtuar se përkundër faktit se më 17 shkurt bëhen 10 vjet nga, siç tha ai, vetëshpallja e pavarësisë së Kosovës, këtë krijesë të rreme, atë nuk e kanë njohur tri të katërtat e njerëzimit.

Sipas tij Kosova blen “mikro shtetet, i qerasin ato, iu dërgojnë para me valixhe” dhe përkundër kësaj, ka shtuar Gjuriq, Kosova nuk është anëtare as e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e Këshillit të Europës dhe as e ndonjë organizate tjetër të rëndësishme ndërkombëtare.

"Nuk do ta njohim këtë krijesë të rreme, nuk do ta njohim derisa të jetë Vuçiq dhe deri sa ta udhëheqim këtë politik ë”, citon tanjug të ketë thënë Gjuriq

"Nuk ka heqje dorë nga Kosova", ka thënë ai duke shtuar se çështja e Kosovës është njëra nga çështjet më serioze shtetërore e kombëtare të Serbisë.

(Kosova Sot)