Vetting edhe në burgje

  • 07 February 2018 - 22:40
Vetting edhe në burgje

Ministria e Drejtësisë ka ngritur një komisionin disiplinor për verifikimin e pastërtisë së figurës së policëve të burgjeve apo siç njihet ndryshe vettingu në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Komisioni po kryen verifikimin e të dhënave penale të të dënuarve të raportuar nga regjistri i gjendjes gjyqësore për të gjithë punonjësit e policisë gjyqësore, në të gjitha nivelet.
Burime nga ATSH bëjnë me dije se deri tani rezultojnë rreth 130 punonjës në radhët e kësaj policie të punësuar në kundërshtim me ligjin.

Burime të ATSH konfirmojnë se komisioni i ngritur pranë dikasterit të Drejtësisë ka konstatuar se këta të punësuarit si policë burgjesh janë me dënime penale.

Më herët, ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se “në realizim të objektivit për garantimin e integritetit të punonjësve në çdo IEVP, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, si masë paraprake do të fillojë procedimin disiplinor ndaj personave që kanë rezultuar me rekorde penale”.

(Kosova Sot)