Shitja e armëve i sjell Rusisë 15 miliardë dollarë

  • 07 February 2018 - 22:44
Shitja e armëve i sjell Rusisë 15 miliardë dollarë

Rusia ka shitur në vitin 2017 armë që arrijnë vlerën e 15 miliardë dollarëve, një nivel i qendrueshëm në raport me vitin e mëparshëm, njoftoi sot agjencia e ngarkuar me eksportin e pajisjeve ushtarake, “Rosoboronexport”.

“Në vitin 2017, Rosoboronexport ka nënshkruar kontrata me vlerë prej rreth 15 miliardë dollarë me klientët e 53 vendeve”, deklaroi në një komunikatë drejtori i përgjithshëm i “Rosoboronexport”, Alexandre Mikheiev duke konfirmuar se këto rezultate mundësojnë për Rusinë mbajtjen e pozicionit dominues në tregun botëror të armatimit.

Në vitin 2016, Rusia kaloi vlerën e 15 miliardë dollarëve nga shitja e armëve duke eksportuar drejt 52 vendeve.

(Kosova Sot)