Vdes vëllai i Myftiut Tërnava

  • 08 February 2018 - 09:36
Vdes vëllai i Myftiut Tërnava

Haxhi Imer Tërnava, vëllai i myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, ka ndërruar jetë mbrëmë në mesnatë

Këtë e ka bërë të ditur vajza e myftiut Tërnava, Refiqja, përmes një postimi në Facebook, sipas së cilës, varrimi bëhet sot në orën 15:00.

“Eselamu Alejkum: Te nderuar vellezer e motra. Ju lajmerojm te gjitheve se mbrem ne mesnat nderroj jete vellau i Muftiut te Kosoves Haxhi Imer Ternava Allahu e meshirofte dhe e shperbleft me Xhennet.Varrimi behet pas faljes se namazit te Ikindis ne ora 15:00 ne fshatin e lindjes ne Lismir”, ka shkruar ajo në Facebook.

Image

 

(Kosova Sot)