Drecun: Kosova as që do ta zgjidhë vrasjen e Ivanoviqit

  • 08 February 2018 - 10:04
Drecun: Kosova as që do ta zgjidhë vrasjen e Ivanoviqit

Milovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovë, Milovan Drecun, tha se nuk beson që Prishtina do ta zgjidhë përfundimisht vrasjen e Oliver Ivanoviqit

“Nuk mendoj se do të ndriçohet deri në fund”, tha ai për Radio Televizionin e Serbisë.

Drecun theksoi se nuk beson se autoritetet e Prishtinës do të “gjenin informacionin e duhur”, i cili, sipas tij, do të mbyllte hapësirën për spekulime, transmeton Klan Kosova.
Ai, gjithashtu, komentoi deklaratën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se vrasja nuk ishte e motivuar etnikisht dhe tha se Thaçi mund të jepte deklarata të tilla vetëm kur të përfundojë hetimi.

Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar përpara selisë së partisë së tij Iniciativa Qytetare SDP në veri të Mitrovicës.

Beogradi kërkoi të merrte pjesë në hetim, por Prishtina refuzoi dhe u pajtua për shkëmbimin e informacionit.

(Kosova Sot)