‘Kosova as që do ta zgjidhë vrasjen e Ivanoviqit’

  • 08 February 2018 - 10:16
‘Kosova as që do ta zgjidhë vrasjen e Ivanoviqit’

Milovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovë, Milovan Drecun, tha se nuk beson që Prishtina do të zgjidhë përfundimisht vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Nuk mendoj se do të ndriçohet deri në fund”, tha ai për Radio Televizionin e Serbisë.

Drecun theksoi tha se nuk beson se autoritetet e Prishtinës do të “gjenin informacionin e duhur”, i cili sipas tij do të mbyllte hapësirën për spekulime.

Ai gjithashtu komentoi deklaratën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se vrasja nuk ishte e motivuar etnikisht dhe tha se Thaçi mund të jepte deklarata të tilla vetëm kur të përfundojë hetimi.

Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar përpara selisë së partisë së tij Iniciativa Qytetare SDP në veri të Mitrovicës.

Beogradi kërkoi të merrte pjesë në hetim, por Prishtina refuzoi dhe u pajtua për shkëmbimin e informacionit.

(Kosova Sot)