Kështu e vrau pa pikë mëshire, shqiptari vajzën e gruas me sëpatë në kokë - Lajme - Kosova Sot
Kështu e vrau pa pikë mëshire, shqiptari vajzën e gruas me sëpatë në kokë

Kështu e vrau pa pikë mëshire, shqiptari vajzën e gruas me sëpatë në kokë

Bëhet fjalë për Durim Lumin, i cili në 21 Maj të 2017, goditi me sëpatë në kokë vajzën 21-vjeçare të bashkëshortes së tij.

Gjykata e Apelit në Suedi ka dënuar me burgim të përjetshëm një 36-vjeçar shqiptar, i cili vrau thjeshtrën e tij.

Por, 36-vjeçari, pasi e goditi atë, duke i shkaktuar plagë të rëndë në kokë, nuk lejoi të ëmën dhe motrën e saj t’i vinin në ndihmë edhe pse ajo ishte ende gjallë.

E reja u dërgoi me vonesë në spital, duke bërë që ajo të humbte jetën.
Më herët gjykata e shkallës së parë, e kishte dënuar shqiptarin me 18 vite burg, por më këtë dënim nuk u pajtua prokuroria, e cila e çoi çështjen në Gjykatën e Apelit.

Duke u nisur nga veprimi që kishte bërë shqiptari gjatë ngjarjes, prokurori i çështjes u shpreh se kemi të bëjmë me një vrasje të pastër, dhe dënimi me burgim të përjetshëm është një vendim i drejtë.

“Ai e bëri me synimin për ta vrarë. Mendoj se ky është një ekzekutim i pastër dhe ai mendonte vetëm për ta vrarë”, tha prokurori Svensson.

Në të njëjtën linjë, ka qenë edhe argumentimi i gjykatës kur dha vendimin, duke i cilësuar veprimet e 36-vjeçrit si brutale.

“Dhuna ishte shumë brutale dhe Durim Lumi u tregua shumë mizor përmes veprimeve të tij”, -deklaroi gjykatësi.

Po ashtu, gjykata ka vendosur që shqiptari të dënohet edhe me 172 mijë euro gjobë, si dhe dëbimin e tij nga vendi.

1 orë e 36 minuta më parë
20/08/18