Nis seanca, akuza drejtuar liderëve në pushtet

  • 08 February 2018 - 11:29
Nis seanca, akuza drejtuar liderëve në pushtet

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me akuza të opozitës në drejtim të liderëve që sot janë në pushtet, të cilët e kanë vënë në dyshim orientimin strategjik që Kosova, duke konfrontuar vazhdimisht me BE-në dhe SHBA-në

Deputetja Vjosa Osmani, duke komentuar strategjinë e zgjerimit, ka thënë se ndër lajmet më të mira është konfirmimi që do të vendosen aranzhime speciale për të mos lejuar që një shtet i Ballkanit perëndimor të bllokojë tjetrin në rrugën drejt anëtarësimit.

“Përgjatë muajve të fundit lidershipi kosovar për fat të keq e ka vënë në dyshim orientimin strategjik që Kosova e ka të përcaktuar për disa dekada, duke konfrontuar vazhdimisht me BE-në dhe SHBA-në, duke injoruar bashkëpunimin, dhe duke marrë iniciativa të cilat kanë dëmtuar raportet e ndërtuara me shumë mund, liderët që sot janë në pushtet i kanë dhënë arsye vendeve të BE-së, përfshirë edhe ato njohëse të mendojnë se Kosova nuk meriton përkrahjen e tyre“, tha ajo.

Sipas saj, kjo strategji konfirmon që reformat duhet të jenë të shpejta.

(Kosova Sot)