Veseli nderon edhe heronjtë kroatë

  • 08 February 2018 - 11:48
Veseli nderon edhe heronjtë kroatë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës gjatë vizitës së tij në Kroaci ka vënë kurora me lule pranë memorialit të heronjve kroatë të rënë në luftën e fundit.

Me këtë rast Veseli tha se dy popujt kanë kaluar nëpër sfida, por në të njëjtën kohë kanë perspektiva të qarta të orientimit perëndimor drejt integrimit euro-atlantik.

Veseli tha pas homazheve se populli i Kosovës dhe populli kroat kanë sakrifikuar shumë për liri dhe tani ndajnë vlera të përbashkëta pro perëndimore.

“Sot nderova sakrificën e popullit kroat për liri, ashtu siç e kujtojmë sakrificën e popullit tonë. Janë sakrifica të përbashkëta të një rrugëtimi qe e kemi pasur për liri. Si dy popuj kemi kaluar nëpër sfida, por në të njëjtën kohë kemi perspektiva të qarta të orientimit perëndimor drejt integrimit euro-atlantik, vlera këto që na bashkojnë me popullin kroat”, tha Veseli.

Veseli ka bërë homazhe edhe tek varri i ish-presidentit të Kroacisë, Franjo Tugjman.