Ministri Sefaj thotë se u shpëtuan 600 mijë euro për rastin e pasaportave

  • 08 February 2018 - 12:29
Ministri Sefaj thotë se u shpëtuan 600 mijë euro për rastin e pasaportave

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj, ka theksuar se ai ka arritur që ta mbyllë çështjen e problemit të pasaportave.

Sipas tij, ai ka qenë i autorizuar nga kryeministri i Kosovës që ta zgjidhë çështjen e pasaportave.

“Unë kam qenë i autorizuar që ta mbylli çështjen që ka pasur një kosto shumë të lartë, sepse e kemi humbur kauzën në arbitrazh. Ne është dashur që t’i paguajmë 6 milionë e 500 mijë euro, derisa vetëm 5 milionë e 900 mijë euro janë paguar. Kemi arritur t’i shpëtojmë 600 mijë euro”, ka shtuar Sefaj.

(Kosova Sot)