Kelmendi: Jo të gjithë i mbështetën heronjtë - Lajme - Kosova Sot
Kelmendi: Jo të gjithë i mbështetën heronjtë

Kelmendi: Jo të gjithë i mbështetën heronjtë

Veprimtari tjetër i çështjes kombëtare, Muhamet Kelmendi, thotë se çështja e rënies së Adem dhe Hamëz Jasharit ka një emblemë të madhe kombëtare, por që ka pasur mjaft oponentë anash që e kanë luftuar atë dhe nuk e kanë mbështetur sa duhet. "Adem Jashari kishte vetëdije të plotë mbi gjendjen që e kishte dhe të ardhmen e vendit. Ai kishte kohë që ua kushte kthyer pushkën okupatorit dhe luftonte për çlirimin e vendit. Në këtë luftë kishte edhe individë që nuk ia donin të mirën vetë Adem Jasharit. Madje, edhe e akuzonin atë si person jo i disiplinuar dhe që vepron në kokë të vet. Po në këtë nuk hyn Sami Lushtaku. Ky ishte shok dhe mik i ngushtë i Fehmi Lladrovcit, që natyrisht kishin qëndrime të afërta me heroin kombëtar Adem Jashari. Natyrisht se lufta e UÇK-së është shumë heroike dhe mbi gjakun e mundin e saj kemi arritur atë që NATO-ja dhe SHBAja të veprojnë në unitet për lirinë e Kosovës. Po në këtë luftë ka individë që e kanë marrë namin dhe tash thirren në UÇK, ndonëse janë shkatërrimtarët e saj në luftë, si dhe zhdukësit e UÇK-së pas luftës", theksoi Kelmendi për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)

1 orë e 5 minuta më parë
20/08/18