Nëna braktis vajzën e porsalindur. Babai në hall të madh bën të paimagjinueshmen në Facebook (foto)

  • 08 February 2018 - 12:59
Nëna braktis vajzën e porsalindur. Babai në hall të madh bën të paimagjinueshmen në Facebook (foto)

Në janar të vitit 2015, Richard Johnson u bë babai i një vajze të bukur të quajtur Persephone.

Megjithatë, lumturia nuk zgjati shumë, sepse pas lindjes së saj, partnerja e tij u largua me fëmijën në Kaliforni. Por, madje as një muaj më vonë, gruaja u pendua për zgjedhjen e saj dhe e telefonoi Richard-in, duke i thënë se nëse ai nuk do të shkonte për ta marrë fëmijën sa më shpejt që të ishte e mundur, ajo do ta jepte atë për birësim.

I riu, vetëm 21 vjeç, nuk u mendua as për një çast dhe menjëherë mori një fluturim për të shkuar dhe për të marrë vajzën e tij.

Ama pas një kohe të shkurtër, realiteti i vështirë u bë i dukshëm.

Nëna ndoshta e kishte braktisur fëmijën e saj për shkak të një depresioni pas lindjes. Dhe tani, Richard e gjeti veten vetëm me një fëmijë dhe pa pasur idenë më të vogël se çfarë të bënte.

Ai nuk ishte gati për të gjithë këtë.

I riu ishte nervoz dhe i frikësuar nga fakti i thjeshtë për t’u bërë baba, por të qenit babai i vetëm ishte një sfidë e vërtetë për të dhe ai mendonte se nuk do të ishte në gjendje të përmbushë të dyja rolet.

Një ditë, Richard ishte vetëm në shtëpi me fëmijën e tij, të dëshpëruar dhe të frikësuar, kur në një pikë të caktuar ai ran ë kontakt me një faqe në platformën Facebook të quajtur “Life of Dad”. Në këtë faqe ai gjeti dëshmitë e njerëzve të ndryshëm që ishin në situatën e tij të njëjtë.

Këtu ai kishte arritur të kuptonte se edhe një baba i vetëm mund të jetë i lumtur.

Jeta e Richard çdo ditë kishte disa ulje dhe ngritje, por gjëja më e rëndësishme ishte që Persephoneja e vogël të ishte me të.

Leximi i tregimeve të baballarëve të tjerë e kishte ngushëlluar aq shumë sa vendosi të shkruante një post në faqe, i cili në një kohë shumë të shkurtër u bë viral.

Këto janë fjalët e Richard-it:

“Emri im është Richard Johnson dhe unë jam një baba i vetëm i një fëmije të bukur me emrin Persephone. Nëna e tij u largua rreth një muaj pasi vajza lindi. Ende nuk e dimë pse, por dyshojmë se depresioni i paslindjes ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm. Në javët e para, isha shumë nervoz dhe i frikësuar për të qenë një baba i vetëm, por tani unë jam një baba i vetëm dhe duhet të plotësoj të dy rolet. Nuk isha i sigurtë se do ta bëja.

 

Kam lexuar të gjitha librat modernë që mund të gjeja për atësinë. Shikova më shumë se 1.000 orë video në YouTube për të mësuar se si të stiloj flokët, të pastroj thonjtë, për të parë leksonet se si të merrem me problemet më të zakonshme familjare.

Pastaj fillova të shikoja më afër faqen tuaj dhe pashë se atje ishin edhe etër të tjerë që ishin në të njëjtën situatë të vështirë si unë. Në faqe kam gjetur mbështetje të madhe dhe më ka ndihmuar shumë për të kapërcyer gjithë këtë.

Jam shumë i interesuar të lexoj tregimet e baballarëve të tjerë fantastikë. Me të vërtetë më ndihmove mua dhe vajzën time në një kohë shumë të vështirë.

Tani jemi shumë të lumtur dhe vazhdojmë të rritemi së bashku çdo ditë. Ajo është tani 10 muajshe dhe tani disa miq më pyesin për këshilla. Vajza dhe unë kemi bërë një rrugë të gjatë dhe pjesërisht duhet patjetër të themi në sajë të kësaj faqeje dhe të njerëzve që e ndjekin atë. Pra, të dy donim t’ju falënderojmë.

Sinqerisht,

Persephone & Richard Johnson”.

Por historia nuk përfundon këtu.

Richard ka krijuar një faqe në Facebook të quajtur “Persephone & Richard Johnson”. Pas disa kohësh, përdoruesit që ndjekin përditësimet e tij kanë qenë në gjendje të vëzhgojnë se, herë pas here, në fotot me babanë dhe vajzën e tij kishte edhe një vajzë të bukur.

I riu e kishte takuar Jenniferin në një qendër tregtare dhe, ndërkohë që po blinte rroba për fëmijën, e pyeti për këshilla.

Jennifer dhe Richard qëndruan në kontakt dhe pas disa muajsh vajza kishte kënaqësinë të takonte Persephonen e vogël.

Tani fëmija mund të llogarisë jo vetëm në dashurinë e babait të saj, madje edhe në atë të nënës së saj të re.

Së fundi, Richard ka familjen që ai gjithmonë ka dashur.

Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)