Zyra e Kryeministrit tregon se për kë u ble iPhone në vlerë 890 euro

  • 08 February 2018 - 13:05
Zyra e Kryeministrit tregon se për kë u ble iPhone në vlerë 890 euro

Pasi qeveria kishte përfunduar valën e pajisjes së stafit të kryeministrit me telefona që në fillim të marrjes së mandatit, edhe një telefon tjetër i tipit ‘iphone’, me çmim 890 euro. Por, për kë ishte ky “iPhone”?

dje është raportuar se në një njoftim në faqen e Komisionin Rregullativ për Prokurim Publik, thuhej se qeveria së fundmi ka blerë një “iphone” 890 euro, pa u ditur se kujt saktësisht do i ishte ‘dhuruar’ ky telefon.

Nga Zyra e Kryeministrit kanë thënë sot se telefoni ishte blerë për nevojat e një zyreje të caktuar, dhe jo për ndonjë individ.

Ky telefon ishte blerë para tre ditëve, ndërsa në njoftimin e publikuar nga KRrPP, nuk përmendej se për kë ishte telefoni.

“Zyra e Kryeministrit. Furnizim me Iphone Numri i tenderëve te përgjegjshëm: (3 ). Fituesi i tenderit është kompania “MOBI GEGA”. Vlera e përgjithshme e kontratës: € 890.00”, thuhet ne njoftimin e bërë në KRPP.

Megjithatë kjo shifër prej një mijë eurosh sigurisht që nuk është shuma e vetme që Kabineti i Kryeministrit ka investuar në telefona.

Me emërimin e stafit të tij, Haradinaj kishte pajisur me telefona bashkëpunëtorët e tij. Krejt buxhetit të Kosovës i kishin kushtuar 8 mijë euro, por që sipas Qeverisë, blerja e tyre ishte e domosdoshme.

Në njoftimin e publikuar në KRPP ishte treguar se Zyra e Kryeministrit për “Furnizim me telefona mobilë”, ka shpenzuar fiks 8 mijë euro.

(Kosova Sot)