Miftari: Shteti i kompromentuar

  • 08 February 2018 - 13:11
Miftari: Shteti i kompromentuar

Sipas Miftarit, sot po të kërkosh drejtësi në organet e sigurisë, polici, prokurori, gjyqësi, vetëm rrezikon veten."Në disa raste të veçanta rrezikon edhe jetën tuaj nëse kërkon drejtësi dhe ligj sepse aq shumë është kapur shteti nga mafia politike dhe ekonomike. Në një shtet ku dështimi proklamohet si sukses, në një shtet ku nuk mund të punësohesh apo të shkollohesh pa dhënë mitë ose pa pasur të njohshëm…lidhje apo fuqi politike, tregon se sa poshtë kanë rënë gjërat në një shtet ku studentet e bukura nuk mund kalojnë provimin te profesori pa u bërë "dashnore" të "profesorit", krejt kjo tregon se çfarë shteti ligjor e arsimor po ndërtojmë", potencoi ai."Më pastaj në një shtet ku shumica e kuadrove profesionale po migrojnë jashtë vendit dhe ku shumica e qytetarëve të atij vendi tentojnë të migrojnë jashtë shtetit, është një sinjal që tregon se çfarë shteti të poshtër, të padrejtë dhe shtet kukull, të kapur nga krimi e korrupsioni, kemi. Me qeveri kukulla, siç i patëm deri tani dhe e kemi sot", tha Naim Miftari për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)