Beqiri:Nuk e di si janë të qetë qeveritarët kur rreth 50 për qind e buxhetit të shtetit është borxh

  • 08 February 2018 - 13:11
Beqiri:Nuk e di si janë të qetë qeveritarët kur rreth 50 për qind e buxhetit të shtetit është borxh

 Sipas Beqirit, me premtimin për autostrada të reja dhe me këto aktuale, atëherë Kosova rrezikon që t'i arrijë limitet e Fondit Ndërkombëtar për borxhe. "Sipas mendimit tim, kjo është shqetësuese, përderisa këto para janë të vdekura, nuk gjenerojnë punësim afatgjatë dhe zhvillim, sipas përllogaritjeve, po i bie se çdo qytetar i vendit i ka borxh nga 600 euro pa marrë parasysh a është grua apo burrë, fëmijë apo plak, i punësuar a po jo thjesht i detyrohemi borxhit nga 600 euro", shpjegoi ai. "Nuk e di si janë të qetë qeveritarët kur rreth 50 për qind e buxhetit të shtetit është borxh, është normale për situatën ekonomike në vend të futesh në borxhe, por jo deri në këtë masë ose për investime në krijimin e vendeve të reja të punës ose hapje të fabrikave që e lehtësojnë papunësinë deri në një masë të përballueshme", vijoi më tej Beqiri."Një Qeveri mund të quhet e suksesshme kur arrin që të menaxhojë borxhin si duhet, jo ta futë vendin në borxhe. Kosova është duke rrëshqitur drejt kapitullimit si shtet. Ne nuk kemi kapacitet për t'i shlyer këto borxhe në afate, sepse nuk kemi zhvillim ekonomi për të hyrë në këto shumë borxhe", theksoi ai

(Kosova Sot)