TËRHEQJA E LIDERËVE PËR SPECIALEN – AMBASADORËT E QUINTIT DALIN ME DEKLARATË TË PËRBASHKËT

  • 08 February 2018 - 13:36
TËRHEQJA E LIDERËVE PËR SPECIALEN – AMBASADORËT E QUINTIT DALIN ME DEKLARATË TË PËRBASHKËT

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasada e Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku mirëpresin deklaratat e udhëheqësve politikë kosovarë ku zotohen se do të heqin dorë nga përpjekjet për të shfuqizuar Dhomat e Specializuara.

Në deklaratë thuhet se ata presin nga udhëheqësit e Kosovës që të mbajnë fjalën për këtë çështje.

Më tej aty thuhet se, vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit dhe duke siguruar drejtësi për të gjitha viktimat, Kosova mund ta afirmojë pjekurinë e saj si shtet dhe gatishmërinë për t’u integruar tërësisht në Evropë.

“Mirëpresim deklaratat e fundit të udhëheqësve politikë kosovarë ku zotohen se heqin dorë nga përpjekjet për të shfuqizuar Dhomat e Specializuara. Presim nga udhëheqësit e Kosovës të mbajnë fjalën e tyre kurse nga institucionet e Kosovës presim që ta nderojnë këtë gatishmëri”, thuhet në deklaratën e përbashkët nga ambasadat e vendeve të Kuitit.

“Vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit dhe duke siguruar drejtësi për të gjitha viktimat, Kosova mund ta afirmojë pjekurinë e saj si shtet dhe gatishmërinë për tu integruar tërësisht në Evropë dhe komunitetin ndërkombëtarë”, thuhet më tej aty.

“Me mbështetjen e Dhomave të Specializuara mundësohet mbështetje e vazhdueshme nga miqtë dhe aleatët më të ngushtë të Kosovës tani kur festojmë shumë të arritura në dekadë, që nga pavarësia”, përfundon deklarata.

(Kosova Sot)