Grapci; Nuk e di si janë të qetë qeveritarët kur rreth 50 për qind e buxhetit të shtetit është borxh

  • 08 February 2018 - 15:02
Grapci; Nuk e di si janë të qetë qeveritarët kur rreth 50 për qind e buxhetit të shtetit është borxh

Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci tha për "Kosova Sot" se është e habitshme sesi Kosova merr borxhe me shuma të mëdha, duke e ditur që të hyrat e saj vjetore në buxhet të Kosovës janë vetëm 2 miliardë euro. "Kushdo që i ka marrë ato para borxh, një pjesë të tyre i ka ndarë me jaranët e tyre politikë dhe pjesën tjetër në ndërtimet e autostradave, të cilat tashmë janë rregulluar dhe gati se edhe paguar", u shpreh ai. "Dyshohet se këtu dikush i ka futur thellë gishtat në paratë e buxhetit dhe Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Haradinaj duhet të fillojnë të kërkojnë urgjentisht llogari nga personat përgjegjës,të cilët i kanë keqpërdorur ato para që i kanë vjedhur nga borxhi i marrë jashtë", theksoi Grapci. 

(Kosova Sot)