Ju dënua djali për përdhunimin e së bijës, flet gjyshi: Do hakmerrem! (Foto)

  • 08 February 2018 - 15:25
Ju dënua djali për përdhunimin e së bijës, flet gjyshi: Do hakmerrem! (Foto)

Gjykata e Shkallës së Parë dhea jo e Apelit, dënuan me 6 vjet burg 36-vjeçarin Edison Shuli, i cili akuzohet për ngacmim seksual të vajzës së tij 5 vjeçare.

Edison Shuli nga Maliqi u denoncua nga bashkëshortja e tij për ngacmim të së bijës. Sipas saj, 36-vjeçari, zhvishej në sy të vajzës dhe kryente vepra të turpshme përpara saj. Ka dyshime se Edison Shuli edhe e prekte vajzën e tij në pjesë të ndryshme të trupit.

Por babai i Edisonit, njëherësh gjyshi i vajzës së vogël, është shprehur kundër vendimit të gjykatës, duke deklaruar se po i akuzojnë të birin pa prova dhe se e gjitha është një inskenim nga ana e nuses. Ai shprehet se do të bëjë vetëgjyqësi ndaj prokurorëve.

“Vendimi i gjykatës është i padrejtë. Prokuroria nuk ka prova që e mitura është ngacmuar seksualisht nga Edison Shuli. Vajza është ngacmuar nga vetë e ema për të gjetur arsye që të ndahej nga bashkëshorti. Do bëj vetëgjyqësi. Nuk me ka mbetur asgjë. Gjithçka kisha ishte morali, por edhe këtë ma mori gjykata dhe prokuroria e Korçës duke ma dënuar djalin padrejtësisht. Prokuroria është e korruptuar. Do hakmerrem ndaj prokurorëve, nëse nuk vihet në vend drejtësia”, është shprehur Jani Shuli, i bindur në pafajësinë e të birit

Image

 


(Kosova Sot)