Dhjetëvjetori i Pavarësisë, nis dekorimi i kryeqytetit (Foto)

  • 08 February 2018 - 15:58
Dhjetëvjetori i Pavarësisë, nis dekorimi i kryeqytetit (Foto)

17 Shkurti i këtij viti shënon vitin jubilar të Pavarësisë së Kosovës dhe për këtë qëllim sheshet kryesore të kryeqytetit do të marrin pamje festive më ndryshe nga vitet e kaluara

Në mëngjesin e së enjtes është filluar të stolisen sheshet me flamuj dhe logo të dhjetëvjetorit.

Në sheshet e Prishtinës tashmë janë duke u parë kompanitë kontraktuese, të cilat janë zgjedhur ta dekorojnë Prishtinën, me rastin e Festës së Pavarësisë së Kosovës.

Më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Në këtë mbledhje, në të cilën morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur.

Image
Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)