Deputeti i LDK-së e sqaron në detaje pse e lëshuan sallën e Kuvendit

  • 08 February 2018 - 16:33
Deputeti i LDK-së e sqaron në detaje pse e lëshuan sallën e Kuvendit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli me anë të një shkrimi në “Facebook” ka shpjeguar se çka ndodhi që sot Lidhja Demokratike e Kosovës e lëshoi sallën e Kuvendit.

Sipas tij, sot dështoi votimi pasi ministri i arsimit i shtyrë nga Ramush Haradinaj, ka shkarkuar jashtëligjshëm komplet bordin e akreditimit, ndërsa sipas rregullave mundet vetëm 1/3 e anëtarëve t’i zëvendësoj.

Avdyli ka shtuar se në vend se të tregoi ministri apo Kryeministri cilat janë shkeljet që ka bërë ky bord, ai sjell jashtëligjshëm emrat e rinj në Kuvend për t’ia votuar bordin e të emëruarve të vet të cilët, siç ka shtuar,  si duket janë militant politik.

Ai ka shkruar se sot ka dështuar votimi, por ka shtuar se nuk mund të bëhen pjesë e lojërave të dyfishta të një koalicioni, siç e ka quajtur, të dështuar e i cili është verbuar nga rehatimi i sa më shumë militantëve partiak.

Ky është shkrimi i tij i plotë në “Facebook”:

Çka ndodhi që sot LDK lëshoi sallën e Kuvendit. Për me thjeshtë :

Ministri i arsimit i shtyrë nga Ramush Haradinaj , ka shkarkuar jashtligjshëm komplet bordin e akreditimit , kur me rregull mundet vetëm 1/3 e anetarëve ti zëvendësoj. Dhe cka është më e keqja, në vend se të tregoi ministri apo Kryeministri cilat janë shkeljet që ka bërë ky bord, ai sjell jashteligjshëm emrat e rinj në Kuvend për tia votuar bordin e të emëruarve të vet të cilët si duket janë militant politik.

Edhe pse 65 deputet në sallë ,kur vjen puna për të votuar mocionin tonë per te shtyrë këtë emërim të ketij bordi, ata nuk e bëjnë kuorumin për të votuar as kunder as për. Dhe të njejtit kërkojnë që ne tia bëjmë kuorumin për votimin e ligjeve por edhe të ketij bordi kundërthënës.

Prandaj sot dështoi votimi por nuk mundemi të behemi pjesë e lojërave të dyfishta të një koalicioni të dështuar i cili është verbuar nga rehatimi sa më shumë militantëve partiak .

(Kosova Sot)